Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Gruaja me shami bëhet gjykatësja e parë në Britani

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_333950" align="alignnone" width=""]Raffia Arshad[/caption]

Një grua në Britani është bërë gjyqtarja e parë në botën perëndimore që mban veshur një shami.

Raffia Arshad, 40 vjeç, u emërtua Zëvendëse Gjykatëse e rajonit të Midlands në Britaninë e Madhe. Dëshira e saj për të punuar në drejtësi ka lindur që në moshën 11 vjeç.

Arshad  ka qenë shpeshherë objekt diskriminimi në sallën e gjyqit për shkak të zgjedhjes së saj për të veshur shami.

Ajo ka rrëfyer për 'Metro' se disa vite më parë një anëtar i familjes e këshilloi që të mos vishte shaminë në një intervistë për bursë në Universitetin e Gjykatës së Drejtësisë në vitin 2001, duke paralajmëruar se kjo do t'i ulte shanset për të fituar.

 “Unë vendosa që të mbaj veshur shaminë, sepse për mua është e rëndësishme të pranosh të tjerët ashtu siç janë,” tha Arshad.

Arshad është shprehur se dëshiron që arritja e saj të dëgjohet me zë të lartë, sepse ky është një rezultat shumë i rëndësishëm për të gjithë gratë myslimane.

op-28-05-27-Hijab-judge.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese