Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

“Gruaja më e shëmtuar në botë”, tashmë subjekt i një filmi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një grua që ishte keqtrajtuar për mënyrën se si ajo duket është fokusi i një filmi të ri që do shfaqet premierë në Austin, Teksas, të shtunën. Ajo që filloi si një kërkim online për muzikën  do të ndryshonte jetën e Lizzie Velasquez-it. Lizz ishte 17 kur pa një video në YouTube me titull “Gruaja më e shëmtuar në botë”. Çfarë ajo nuk priste ishte se gruaja e paraqitur në video ishte vetë ajo. Një klip që zgjaste 8 sekonda  dhe ishte shikuar mbi 4 milionë herë.

“Unë isha e tronditur,” kujton Velasquez “, por kur kam lexuar komentet stomaku im vërtet u mbyt.” “Pse e duan prindërit këtë?! Pse nuk e djegin me zjarr?!!” lexoi ajo te komentet. Te tjerë komentonin se ajo duhej të vetvritej.

“Për shumë netë (duke qenë vetëm një adoleshente) kam menduar se jeta ime ishte e gjatë,” thotë ajo. “Unë nuk munda të bisedoj me askënd për këtë, nuk i thashë askujt prej miqtve të mi. Isha vetëm e tronditur për sa kishte ndodhur.”

Velasquez është keqtrajtuar çdo ditë për mënyrën se si ajo duket. E lindur me dy sindroma të rralla – Marfan dhe lipodystrophy, ajo nuk është në gjendje për të fituar peshë, pa marrë parasysh se sa shumë ha. Kur ajo filloi kopshtin kujton se si shokët e klasës frikësoheshin prej saj.

Liz ka probleme me syrin dhe një sërë problemesh të tjera kirurgjikale . Ajo ka mungesë të energjisë dhe merr një kohë të gjatë për të luftuar infeksione të tilla si bronkit. Ajo aktualisht është duke kaluar nëpër skanimet e zemrës për të përcaktuar nëse sindromi Marfan ka shkaktuar apo jo ndonjë defekt. Liz u shtrua në spital në nëntor si e  paaftë për të mbajtur poshtë ushqimin për shkak të një problemi me ezofagun e saj.

“Kur isha adoleshente unë shikoja veten në pasyrë dhe e urreja sindromin tim ” thotë ajo. “Unë e urreja atë, sepse shkaktoi aq shumë dhimbje në jetën time. Kur Liz  u lind, peshonte vetëm 1.2kg dhe mjekët i thanë prindërve të saj se, sipas të gjitha gjasave, ata do të duhet kujdeseshin për pjesën tjetër të jetës së saj dhe se nuk e dinin nëse do jetonte gjatë..

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img