Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gruaja humbi jetën nga aksidenti në Memaliaj, bashkëshorti në luftë me vdekjen

Shkruar nga Newsbomb

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin nacional Memaliaj-Krahës, ku humbi jetën një grua dhe u plagosën dy të tjerë.

Në aksident u përshinë dy makina, të cilat janë përplasur “kokë më kokë”. Përplsjaka qenë shumë e fortë dhe për pasojë kanë ndërruar jetë Dhoksi Mango, 40 vjeç.

Ndërkaq, i plagosur rëndë ka mbetur bashkëshorti i saj Ledian Ibrahimi, i cili është shtruar në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë rrëshqitja e njërit prej mjeteve në rrugë. Lagështia në rrugë dhe shiu i rrëmbyer ka vështirësuar manovrimin për mjetin “Ford” ku gjendej gruaja që ka humbur jetën.

Çifti bashkeshorteve Çifti bashkeshorteve

Rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. M. me automjetin me drejtues shtetasin L. M.. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjere ende e paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka humbur jetën, ndërsa 2 drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve.

Po punohet për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia në lidhje me aksidentin.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese