Hapësire reklamuese

Aktualitet

E RËNDË/ Gruaja hidhet nga pallati në 'Don Bosko' të Tiranës, ndërron jetë në vend

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një grua 30-vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj, pasi u vetëhodh nga kati i 3-të i pallatit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Don Bosko, në Tiranë.

Sipas informacioneve për mediat, gruaja është hedhur nga ballkoni i banesës së saj.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e saj.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.03.2021, rreth orës 15:55, në rrugën “Don Bosko” dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 3-të të pallatit ku banonte shtetasja S. K., rreth 30 vjeçe, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.