Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Gruaja HEROINË/ Bashkëshortja e 43-vjeçarit në Lezhë u PËRLESH me Gjergj Gjinin, i doli përpara dhe i rrëmbeu armën (ZBARDHET NGJARJA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

14f73951cd5410db2f077ce244d2edd1

Hile Gjini u qëllua me armë zjarri sapo kishte dalë nga shtëpia për të shoqëruar fëmijët e tij në shkollë.

Ditën e sotme janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e djeshme. Sipas informacioneve për mediat, bashkëshortja e 43-vjeçarit ka ndaluar bashkëfshatarin e tyre dhe autorin Gjergj Gjini që të vijonte me të shtënat e armës ndaj burrit të saj.

Sapo 69-vjeçari ka nxjerrë armën, ajo ka dalë nga dera e pasme e mjetit dhe është konfliktuar me autorin. Fillimisht ajo është munduar që t’i ulë dorën, e më pas ka mundur që t’i rrëmbejë armën me të cilën po qëllonte.

Si pasojë e përleshjes, asaj i kanë ngelur disa shenja në dorë. Hile Gjini ndodhet i plagosur në spitalin e Lezhës dhe po merr mjekimin e nevojshëm.

Ai ka mohuar që të ketë konflikt me autorin e ngjarjes, ndërkohë që Gjergj Gjini ka thënë se i kishte helmuar delet 15 vite më parë.

Policia po vijon hetimet për ngjarjen, por deri tani i plagosuri dhe autori kanë deklaruar se sherri ka nisur për një rrip toke kullote.

Më shumë

spot_img