Hapësire reklamuese

Bota

Gruaja e zëdhënësit të Kremlinit thyen pjata dhe feston me muzikë greke në Turqi

Shkruar nga Newsbomb
Gruaja e zëdhënësit të Kremlinit thyen pjata dhe feston me

Gruaja e zëdhënësit të Kremlinit, Dimitry Peskov është filmuar duke festuar me muzikë greke në Turqi.

Video e bërë publike në rrjetet sociale, ngjalli reagime të shumta në Greqi pasi nuk kishte asnjë të dhënë se Tatiana Navka ndodhej me pushime në shtetin fqinj.

Por sipas televizionit “Alpha”, pavarësisht se ajo është filmuar duke festuar me muzikë greke dhe duke thyer pjata, ajo ndodhet në Marmara të Turqisë.

Thyerja e pjatave është një traditë e restorantit luksoz ku ajo ndodhet, ndërsa në sfond dëgjohet muzika karakteristike greke “Zobra”.

Tatiana Navka, si shtetase e Rusisë, nuk mund të ishte në Greqi pasi asaj i mohohet hyrja në vendet e Shengenit, si të gjithë rusëve, për shkak të sanksioneve që i janë vendosur vendit pas pushtimit të Ukrainës.

Këtë e bëri të ditur të dielën edhe Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve në Greqi, duke mohuar zërat fillestarë se ajo ndodhej në Greqi, gjë që kishte shkaktuar edhe reagime nga ukrainasit.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.