Tirana
scattered clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
40 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Gruaja e parë nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Olsa Dema do të trajnohet nga Marina Britanike

spot_img

Lajme të ngjashëm

Olsa Dema, gruaja e parë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, është përzgjedhur për të ndjekur Kursin e Zonës Ekskluzive Ekonomike në Shkollën e Luftës Detare të Marinës Mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar.

Lajmin e jep Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë, e cila shpërndan dhe një video-mesazh të vetë ushtarakes shqiptare. Kursi shqyrton tema mbi Legjislacionin, llojet dhe luftën ndaj Kërcënimet Detare, Mbrojtjen e Peshkimit dhe Ndotjen Detare.

Njoftimi i plotë i Ambasadës Britanike në Tiranë:

Urime Kapiten Lejtnant Olsa Dema, gruaja e pare nga Forcat e Armatosura Shqiptare e përzgjedhur për të ndjekur Kursin e Zonës Ekskluzive Ekonomike në Shkollën e Luftës Detare të Marinës Mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar.

Kursi ka për qëllim t’u ofrojë pjesëmarrësve njohuritë e kërkuara nga praktikuesit profesionistë detarë si dhe vendim-marrës të tjerë të rëndësishëm në administrimin dhe operacionet e zonave të caktuara të një vendi për të mundësuar një studim më të hollësishëm të çështjeve të përfshira.

Kursi shqyrton tema mbi Legjislacionin, llojet dhe luftën ndaj Kërcënimet Detare, Mbrojtjen e Peshkimit dhe Ndotjen Detare.

Ky kurs është vetëm një nga mënyrat e shumta në të cilat Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria punojnë ngushtë së bashku për të përmirësuar dhe ruajtur sigurinë, paqen dhe stabilitetin.

Dëgjoni mendimet e Lt Demës mbi këtë mundësi të shkëlqyer për të mësuar dhe zhvilluar aftësi që do t’i shërbejnë në kryerjen e detyrave të saj, ndërsa i shërben popullit të Shqipërisë.

Më shumë




spot_img








spot_img