Hoxha i njohur në trojet shqiptare Shefqet Krasniqi ka bërë një deklaratë që ka ngjallur reagimin e shumë njerëzve.
Ai ka folur për “përshtatshmërinë e Kuranit me zhvillimet bashkëkohore” dhe raportin mes dy gjinive.
Gjatë një interviste në Debat Plus të Dukagjinit ka thënë se kuzhina është e grave.
“Ne mburremi me gratë tona, me Shotë Galicën, nënën Zahide. Pse a s’ka burra kuzhinier që e bëjnë bukën për mrekulli më mirë se gratë? Megjithatë, ajo që është e përgjithshme në kuzhinë, se kuzhina është e grave”, tha imami Krasniqi.
Në lidhje me këtë deklaratë kanë reaguar personalitete dhe njerëz të ndryshëm duke e quajtur diskriminuese.