Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gruaja e Ilir Beqajt aksionere në një kompani që lidhet me "Delta Pharma"

Shkruar nga Newsbomb
Gruaja e Ilir Beqajt aksionere në një kompani që lidhet me

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me kontrollet që Byroja Kombëtare e Hetimit dhe policia, me urdhër të SPAK, kanë zhvilluar në kompaninë farmaceutike “Delta Pharma”, por edhe në disa farmaci të tjera.

Më herët u bë me dije se SPAK është duke hetuar lidhur me rolin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj në lidhje me dyshimet për kontrollin e kompanive farmaceutike.  Sipas asaj që Klodiana Lala raporton mësohet se agjentët e BKH pas kontrolleve te “Delta Pharma”, por edhe tek kompania “Avicena”  dhe farmacitë “Ditë e Natë”, që janë pjesë e kompanisë “Delta Pharma”, kanë ushtruar kontrolle edhe në banesat e aksionerëve dhe drejtuesve të kompanisë farmaceutike, ku dhe i janë sekuestruar telefonat.

Ndërkohë, rezulton se gruaja e Ilir Beqajt, Adriana Beqaj, ka qenë aksionere në një kompani që lidhet me "Delta Pharma". Ajo ka lënë aksionet menjëherë sapo SPAK filloi hetimet lidhur me koncesionin e sterilizimit.  Dyshohet se Beqaj kontrollon kompanitë indirekt dhe në kohën që ka qenë ministër ka dyshime për lidhje të kontratave klenteliste.

LEXO EDHE: Agjentët e BKH zbarkojnë në godinën e “Delta Pharma”

Kujtojmë se kontrollet janë zhvilluar ditën e djeshme, deri në orët e vona të natës. Gjithashtu, mesditën e së enjtes u tha se efektivët e Policisë së Shtetit të shoqëruar nga agjentët e BKH me urdhër të SPAK, kryen kontrolle edhe në banesën e ish-ministrit Beqaj. Ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili ndodhet nën hetim për çështjen e “Sterilizimit”, i është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe ndalimin e daljes jashtë vendit, si person nën hetim për shpërdorim detyre në procedurat e koncesionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

Ai është urdhëruar të paraqitet çdo të premte në Byronë Kombëtare të Hetimit, të mos largohet nga territori i Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, si dhe i ndalohet përdorimi i pasaportës apo mjeteve të tjera identifikuese për daljen jashtë shtetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese