Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
65 %
1.5kmh
75 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
30 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Gruaja e “El Chapo”-s pranon akuzat, gjykata amerikane e shpall fajtore

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gruaja e bosit meksikan të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman u shpall fajtore këtë të enjte, nën akuzën se ndihmoi burrin e saj për të drejtuar perandorinë e tij miliarda dollarëshe të drogës.

Emma Coronel Aispuro u paraqit në Gjykatën Federale të Uashingtonit dhe u deklarua fajtore për treja shkelje.

Ajo u përball me akuzat për shpërndarje kokaine, heroine dhe marihuane në SHBA.

Ajo gjithashtu u deklarua fajtore për akuzën e pastrimit të parave dhe përfshirje në transaksione me një trafikant të huaj narkotikësh.

31-vjeçarja u arrestua në muajin shkurt në Aeroportin Ndërkombëtar Dulles në Virxhinia, dhe prej atij momenti ndodhet në burg.

Prokurori Anthony Nardozzi, tha se gruaja e “El Chapo” kishte ndihmuar anëtarët e kartelit të drogës në importimin e më shumë se 450,000 kilogramë kokainë, 90,000 kilogramë heroinë, 45,000 kilogramë metamfetaminë dhe rreth 90,000 kilogramë marihuanë.

Ndërsa, 31 vjeçarja pohoi vetëm me një PO akuzat kur u pyet nga gjykatësi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img