Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
29 %
4.1kmh
0 %
Enj
39 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Gruaja e Aleksandër Murataj publikon incizimin: Dëgjoni si prokurori pranon se burri im nuk ka qenë i përfshirë në grabitje dhe prapë e mbajnë në burg

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

99bdf374fa9c495682854cc97cddc610

Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit ndaj Aleksandër Murataj, e cila është shtyrë sërish për shkak të mungesës së avokatëve.

Gruaja e të pandehurit, Eda Lleshi ka dhënë një deklaratë për mediat, ku tha se burri i saj po mbahet padrejtësisht në burg.

Ajo ka publikuar edhe një incizim ku sipas saj, dëgjohet prokurori i Gjykatës së Shkallës së Parë të pohojë se Murataj nuk është i përfshirë në grabitje.

“Edhe në njoftimin e akuzës e kemi përmendur që Aleksandër Murataj nuk është pjesë e grabitjes së Rinasit”, dëgjohet në incizimin e paraqitur nga gruaja Aleksandër Murataj para mediave.

Ajo ka thënë se nëse nuk bëhet drejtësi, do vetëflijohet së bashku me vajzën e saj.

 “Unë kam një kërkesë për Gjykatën e Apelit që të provojë pafajësinë e burrit tim. Kemi dy vite që shtyhet procesi, duam vetëm drejtësi. Procesi shtyhet pasi mungojnë avokatët e caktuar kryesisht nga Gjykata. Kam bindje dhe kam fakte që burri im Aleksandër Murataj është i pafajshëm. Nga Gjykata e Apelit kërkoj vetëm drejtësi.

Nga Gjykata e Shkallës së Parë është dhënë vendimi për 24 vite burgim ndërkohë që unë kam një incizim ku dhe vetë prokurori thotë që Aleksandër Murataj nuk ka qenë pjesë e grupit pjesëmarrës në grabitjen e Rinasit. Tani litari që ka ardhur aty ku nuk mban më, unë me vajzën time do të vetëflijohem. Ai brenda është në gjendje të rënduar psikologjike pasi humbi vëllain dhe babain. Si një qytetare shqiptare si një grua e vetme që po punoj e vetme, kërkoj që të hapen dosjet dhe të merren parasysh këto që them unë”, tha Lleshi.

Më shumë

spot_img
spot_img