Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
2.6kmh
0 %
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
38 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

GRUAJA ALPHA

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

404ea9caea973f1f2f525cc136b8c24f

Ardhja e çdo 8 Marsi, e kthen vëmendjen e gjithë botës tek gruaja, tek mençuria dhe fuqia e saj, për të ndikuar në vendimarrje të rëndësishme ekonomike, politike e sociale. Eshtë një ditë kur ndalohet gjatë, pikërisht tek përpjekjet e tyre të përditshme, për të shënuar revolucionet e vogla e të mëdha, në jetën personale apo profesionale si nënpunëse, drejtuese apo sipërmarrëse.

E sa më shumë kalojnë vitet nga ai 8 Marsi i 1910-ës, kur Konferenca Ndërkombëtare e Gruas propozoi që një ditë e tillë të shpallej “Dita Ndërkombëtare e Gruas”, vajzat e gratë po bëhen gjithmonë e më të zonjat, për ta trajektuar siç duan të ardhmen e tyre. Një mision ky që u bëhet edhe më i lehtë në kompanitë që ofrojnë mundësi të barbarta për zhvillim në karrierë për të gjithë punonjësit gra dhe burra.

E tillë është fryma në Alpha Bank Albania, ku 67% e punonjësve janë gra dhe ku 46% e pozicioneve drejtuese mbahen nga punonjëse gra. Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Alpha Bank Albania krijoi dhe publikoi një video me pjesëmarrjen e punonjëseve gra të Bankës të cilat i shohim në jetën e tyre personale dhe atë profesionale ndërkohë që dëgjojmë një falenderim dhe vlerësim të veçantë pikërisht nga Drejtori i Përgjithshëm Z. Georgios Papanastasiou.

“Ti je e mrekullueshme. Dhe këtë e vërteton çdo ditë, në çdo mënyrë të mundshme. Ti realizon ëndrrat e tua, përballon frikërat e tua, je shembull. Ti dëshmon forcën tënde, zgjeron mundësitë e tua, pasuron aftësitë e tua. Ti ofron mbështetje dhe dhuron plot emocione. Për atë që je, faleminderit”, tha ai.

*Falenderimi i veçantë i Drejtorit të Përgjithshëm të Alpha Bank Albania për punonjëset gra në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img