Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
34 %
6.7kmh
0 %
Hën
17 °
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
21 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

‘Gropë ku do hamë njëri-tjetrin’, Rama për fasoneritë që vijojnë punën: Ka jetë pas luftës dhe duhet të fillojë me sa më pak plagë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9e8e80f95aa2920e867eb7cefe65ad23

Kryeministri Edi Rama ndërsa ka folur për masat e marra kundër koronavirusit ka shpjeguar se pse janë lejuar fasoneritë të vijojnë punën ndërkohë që njerëzve po u kërkohet të mos lëvizin as në rrugë.

Rama për news 24 ka deklaruar se nuk mund të shkëputet zinxhiri ekonomik i Shqipërisë, përndryshe do të biem në një gropë ku do hamë njëri tjetrin. Sakaq kryeministri ka theksuar se ka jetë pas luftës dhe ajo duhet të fillojë me sa më pak plagë, duke iu referuar ekonomisë.

Pyetja: Ne disa nga fasonerite po punohet, a nuk bie kjo ndesh me disa masa të marra nga qeveria?

Rama: E kam shpjeguar dhjetëra dhe qindra herë dhe po e them përsëri. Kjo është një luftë ku secili ka disa detyra që janë njësoj për të gjithë por jo të gjithë kemi detyrime të njëjta për të mbajtur në këmbë shtëpinë tonë të përbashkët dhe jo të ngrihemi nga një gropë ku do të hamë njëri tjetrin në thonjëza.

 Që do të thotë se asnjë vend as kina nuk këput gjithë zinxhirin e vendit por ato hallka që nuk vënë në pikpyetje ditën e nesërme. Nëse do të këpusnim totalish zinxhirin ekonomik të vendit vërtet do të ishin të izoluar por duke hapur atë që të thashë dhe duke i bluar kockat bashkë gjithë Shqipërisë… ka jetë pas luftës dhe jeta pas luftës duhet të fillojë me sa më pak plagë dhe pa u gjendur në nëj shteg qorr.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img