Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
1 °
E premte, 21 Janar, 2022

Gropa mes Kavajës, kreu i Bashkisë Rroshi: Asnjë rrezik, ishte pusetë e ujrave të zeza

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

gropa mes kavajes kreu i bashkise rroshi asnje rrezik ishte pusete e ujrave te zeza

Si pasojë e shirave të shumtë që kanë mbuluar vendin ditët e fundit, një gropë e stërmadhe, nga fundosja e dheut, është hapur në qytetin e Kavajës. 

Gropa që shihni në foto është formuar pranë shkollës “Rilindja” afër themeleve të një pallati 5-katësh.

Sipas kryetarit të Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi, nuk ka pasur asnjë problem as për banorët e pallatit dhe as për kalimtarët, që ditën e djeshme kanë qenë kuriozë se çfarë ka ndodhur. “Ka qenë një pusetë e ujrave të zeza. U hap menjëherë, u pastrua, u mbulua sërish” tha Elvis Rroshi.

Gropa është hapur në pedonalen e re në qendër të Kavajës aty ku edhe janë kryer punime për sheshin e ri të qytetit dhe bashkinë. Ndërkohë që një makinë është bërë pre e gropës së hapur. Makina e markës Benz fuoristradë, duket se ka qenë e para dhe e fundit që ka rënë, derisa punëtorët e kanë izoluar dhe mbyllur plotësisht.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img