Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Grisi flamurin spanjoll? Zbardhet e vërteta dhe “AS” i kërkon falje Gerard Pique

spot_img

Lajme të ngjashëm

dcde02116507c8532e74199f2631eff9

Një prej revistave më të mëdha sportive të Spanjës, “AS”, i ka kërkuar falje Gerard Pique pas lajmit që sugjeronte se mbrojtësi kishte prerë nga fanella mëngën me ngjyrat e flamurit spanjoll gjatë ndeshjes kundër Shqipërisë.

Por në një njoftim të federatës spanjolle të futbollit, thuhej se si Pique dhe Sergio Ramos kanë prerë mëngët e dy fanellave me mëngë të gjata, të cilat nuk e kanë shiritin me flamurin spanjoll pasi janë dizajn i ndryshëm nga ato me mëngë të shkurtra, raporton Newsbomb.al.

Redaktori i “AS”, Alfredo Relano, kërkoi falje për lajmin e publikuar online, që u fshi pas disa minutash, dhe vlerësoi kontributin e Pique gjatë viteve.

Gerard Pique pritet të largohet nga futbolli pas Kupës së Botës, Rusi 2018. /Newsbomb.al/

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img