Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Grisi diplomat në shenjë proteste ndaj ndalimit të grave për arsimim, arrestohet pedagogu në Afganistan

Shkruar nga Newsbomb
Grisi diplomat në shenjë proteste ndaj ndalimit të grave për

Ismail Mashal themeluesi i Universitetit privat “Mashal” në Kabul dhe pedagog, është arrestuar për shkak se grisi diplomat e tij drejtpërdrejt një një televizion në Afganistan. Ai këtë veprim e ka bërë në shenjë proteste ndaj ndalimit të grave për tu arsimuar.

Me lot në sy dhe zërin që i dridhej, ai grisi diplomat gjatë një paraqitjeje në shesh për Tolo News të vendit në dhjetor.

“Nga sot nuk më duhen më këto diploma sepse ky vend nuk është vend për arsimim. Nëse motra ime dhe nëna ime nuk mund të studiojnë, atëherë unë nuk e pranoj këtë arsim”, është shprehur ai.

Ai shtoi se diplomat ishin për diploma të shumta master dhe doktoraturë dhe se ato ishin origjinale.

Sundimtarët talebanë të Afganistanit kanë ndaluar arsimin universitar për gratë në mbarë vendin, duke provokuar dënimin nga Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara për një tjetër sulm ndaj të drejtave të njeriut.

Talebanët u zotuan të respektojnë të drejtat e grave në Afganistan, ndërkohë që duket se nuk kanë ndërmend ta bëjnë diçka të tillë.

Përfaqësuesi i lartë i talebanëve Abdul Haq Hammad tha këtë javë se Mashal tani ishte arrestuar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll