Gripi i shpendëve po përhapet me shpejtësi, ndërsa deri më tani ka prekur 30 shtete.
Sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë vetëm këtë javë, lloji i njohur si H5N1, ka vrarë qindra zogj në një liqen në veriperëndim të Çikagos dhe të paktën tre shqiponja tullace në Gjeorgji.
Bëhet me dije se gati 27 milionë pula dhe gjela janë asgjësuar për të parandaluar përhapjen e virusit edhe më tej.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve deri më tani, asnjë rast nuk është raportuar në mesin e njerëzve në SHBA dhe rreziku për shëndetin publik është i ulët. Vetëm një person që merrej me rritjen e zogjve ishte infektuar edhe vetë nga gripi i shpendëve, por që rezultoi të ishte simptomatik.
Por shpërthimi i gripit të shpendëve po ndikon në jetën e konsumatorëve në formën e rritjes së çmimeve të vezëve dhe shpendëve. Çmimi mesatar javor për vezët e mëdha është rritur 44 për qind krahasuar me këtë kohë të vitit të kaluar.