Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
3.1kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
Hën
13 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Gripi i shpendëve në Shqipëri, Zv.ministrja e Bujqësisë: Situata është nën kontroll, njerëzit nuk rrezikohen të infektohen

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas konfirmimit të rasteve të para me gripin e shpendëve i njohur si H5N8, zëvëndës ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçi  ka bërë me dije se situata është nën kontroll.

Gjeçi ka treguar rastet e konfirmuara janë në ferma të vogla shtëpiake dhe se deri më tani kanë ngordhur 300-320 shpendë.

Sipas saj, njerëzit nuk rrezikojnë të infektohen nga ky virus, teksa shton se është përgatitur një plan masash parandaluese, duke ndaluar importin e shpendëve të gjalla dhe produkteve të mishit, nga Kosova, rajone të Greqisë Veriore, Polonia, Sllokvakia, Hungaria, Gjermania, Ukraina, Izraei, Belgjika, Rumania, Çekia, Danimark.

“Në tre vatrat e konstatuara kanë ngordhur 300-320 shpendë. Rastet e konfirmuara janë nëpër ferma të vogla shtëpiake, pula, rosa e pata. Prejardhja e gripit dyshohet nga shpendët e egra migratore. Është ndaluar importi i shpendëve të gjalla dhe produkteve të mishit, Kosovë, rajone të Greqisë Veriore, Poloni Sllokvaki, Hungari, Gjermani, Ukrainë, Izrael, Belgjik, Rumani Ceki, Danimark etj., me qëllim  shmangien e infektimit. Situata është nën kontroll, janë izoluar vatrat dhe janë nën monitorim. Njerëzit nuk rrezikojnë infektim nga gripi i shpendëve”, tha ajo për Reportv Tv.

Më shumë




spot_img








spot_img