Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë merr VENDIMIN: Ndalohet tregtimi i tyre në tregjet e hapura

Shkruar nga Newsbomb
Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë merr VENDIMIN: Ndalohet

Ministria e Bujqësisë ka vendosur që të ndalojë tregtimin e shpendëve në tregjet e hapura, pasi përbëjnë rrezik për qytetarët.

Ky vendim është marrë pas urdhërit të Ministrisë e Buqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ministria  është shprehur se shanci për kalimin e gripit të shpendit tek njerëzit është një risk i ulët, por është marrë vendimi që të mbyllen tregjet e hapura që shiten shpendët, pasi mund të përbëjë rrezik.

“Tregjet e gjësë së gjallë përbëjnë një rrezik sepse ne ju themi fermerëve që edhe në zonat e kuqe, por edhe në zonën e mbikqyrur që kafshët t’i mbajnë brenda kotecit ose të rrethuara me gardh në mënyrë që t’i ushqejnë vetë e njëjta gjë ndodh edhe me tregjet e gjësë së gjallë duke vajtur tufa të cilat mund të jenë të infektuara, infektojnë edhe kafshtë e tjera edhe në zonat që ne i kemi të pastra," u shpreh Ermira Gjeci, zv.ministre e Bujqësisë për "news24".

Kujtojmë që ditën e sotme 181 shpendë janë asgjësuar nga veterinerët në Peqin, pasi nga kontrollet ka rezultuar se ato janë të infektuara me “gripin e shpendëve”. Ata u kanë bërë thirrje fermerëve që të tregohen shumë të kujdesshëm në këtë kohë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll