Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Grimcë në Shesh lirie

spot_img

Lajme të ngjashëm

cc13367a92da8ad69741ad044f6e8280

Nga Ermal Telha

Një grimcë diku aty në mes isha edhe unë, si një ndër mijëra grimcat e tjera që formëzuar këtë tablo të plotë. Sot Sheshi Skënderbej ishte pa më të voglin dyshim, Shesh lirie. Para më pak se 30 vitesh nuk guxonte askush të manifestonte lirinë e tij për të kremtuar festat fetare, as Bajram, as Pashkë, asnjë festë fetare sepse rrezikonte deri në pushkatim dhe internim familjar! Rregjimi që vrau besimin, oponencën, vlerat intelektuale, dinjitetin, nuk lejonte kult tjetër të mbizotëronte, përveç atij të vetëshpallurit që baltosi të madh e të vogël, skllavëroi elitat dhe masat, diskriminoi të ndryshmit dhe i morri frymën zhvillimit të ëndërruar, sot dukej si kujtim i errët i së shkuarës. Mijëra qytetarë, bashkë me ta edhe unë, pa asnjë detyrim apo presion, shtrëngim apo kërcënim, u bënë bashkë në një ditë bashkuese si Bajrami!

Askush nuk bërtiste, shante, ofendonte, shtynte apo mbillte urrejtje! E kundërta e kësaj ishte ajo që të shihnin sytë, dëgjonin veshët e ndjente zemra!

Asnjë incident, asnjë keqkuptim, asnjë shtyrje, por veç njerëz që uronin njëri-tjetrin për ditë më të mira, vend më të mirë, të ardhme më të mirë!

Ai Shesh sot nuk ishte i zakonshëm, as nuk ngjante me tubimet patriake, kurrësesi, as në numër e as në frymë!

Ai Shesh sot ishte manifest lirie, situatë e paimagjinueshme për brezin e prindërve tanë, kaq e prekshme për ne në këtë ditë të shënuar!

Kemi një aset të madh në duar të cilin qytetarisht dhe dashamirësisht duhet ta mirëpërdorim, lirinë!

Ai Shesh sot nuk ishte vetëm i muslimanëve, por i çdo shqiptari! Aty sot u citua Zoti, Kurani, At Gjergj Fishta, madje edhe Flamuri ynë kombëtar u bë pjesë e manifestit nga Myftiu i Tiranës!

Nuk e kisha parë asnjëherë kaq plot, kaq mirë, kaq paqësor të organizuar atë hapësirë tonën!

Liria për të qënë ai që do, na i ka dhënë këtë mundësi. Tani, më shumë se kurrë, kemi për detyrë të marrim mësim nga manifestimi i lirisë dhe mirëkuptimit në ditë të tilla, për të qënë njëlloj të bashkuar në të mirën tonë, të fëmijëve tanë, familjeve, lagjes, qytetit, Shqipërisë!

Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin!

 

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img