Tirana
broken clouds
19.1 ° C
19.1 °
19.1 °
60 %
3.3kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Grida Duma: Rama thotë “vetëm unë”, iu bë gropë kraharori duke e goditur. Basha po mbledh edhe socialistët që nuk e gjejnë veten te PS

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidatja e Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Grida Duma, ka folur ditën e sotme për zgjedhjet e 25 prillit, ku ka komentuar fushatën e bërë nga Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Ajo tha se kryedemokrati Basha ka menduar edhe për socialistët e zhgënjyer dhe po i afron të bashkohen me Partinë Demokratike, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama mendon vetëm për vete, aq sa i është bërë kraharori gropë duke e goditur.

Modeli i kryetarit të Bashkisë është një përpjekje e shëmtuar për të kopjuar Ramën por nuk e arrin në asnjë nivel. PS nuk e gjen më veten te PS, Basha e shikon qartazi që duhet të thotë vetëm PD, sepse po akomodon socialistë që e nuk e gjejnë më veten te PS. Ishte e qartë që nuk ishte shtetar që në 2013, dhe çdo tjetër u kuptua që nuk kishte nuancën e kreut të shtetit. Unë jam e përkohshme në politikë dhe Shqipëri. Basha ka dalë me qartësi që përfaqëson shumicën e shqiptarëve pavarësisht se janë të majtë apo të lëkundur. Rama thotë vetëm unë, dhe ju bë gropë kraharori duke e goditur”, u shpreh Duma.

Ajo tha në “Breaking” se gjithmonë ka dashur lista të hapura, pasi vetëm në atë mënyrë është më e vështirë që të manipulohet rezultati.

Politika është e personalizuar, kjo nuk është formula. Njerëzit ngatërrohen se kanë ikur emrat, për mua politika është në rang kombëtar për disa personazhe. Unë kam dashur gjithmonë lista të hapura. Është e vështirë që në rang kombëtar ta devijosh rezultatin, sesa në rang qarku. Vendimi që ne kemi marrë që voto nr.9 është gjëja e duhur”, shprehet ajo.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img