Grida Duma: Rama do të dalë nga politika në mënyrën më të shëmtuar të mundshme

Publikuar tek: politike, më 21:15 22-09-2020 Grida Duma: Rama do të dalë nga politika në mënyrën më të shëmtuar të mundshme Grida Duma

Fondet për rindërtimin e tërmetit dhe fakti që kryeministri Edi Rama do të drejtojë fushatën zgjedhore në Durrës, a e penalizon Partinë Demokratike?

Kjo ishte pyetja që iu bë ish-deputetes së PD, Grida Duma në emisionin Tempora.

Sipas kësaj të fundit, Rama do të dalë nga historia politike e vendit në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.

“Për mua ky  zotëria që quhet kryeministër do të dalë nga historia politike në mënyrë shëmtuar. Nuk ka patur në histo e qeverisjes një individ që ta nisë me vjedhje që ditën e parë. Nuk ka patur një qeverisje më të qartë për të vjedhur shqiptarët se sa kjo. As imagjinata nuk kap dot se si mund të krijosh tendera e nëntendera për 5 njerëz. Nuk dua në asnjë moment t'i uroj keq atyre që do marrin çelësat e shtëpisë por kanë një vit që po enden si nomadë, si arixhinj duke qenë qytetarë shqiptarë. Kanë një vit që enden nga një shtëpi me qera në tjetrën”, tha ndër të tjera Duma.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjermania për negociatat: Shpresojmë mbajtjen e konferencës së anëtarësimit në dhjetor, pa kushte shtesë
Brisida Shehaj paralajmëron lëvizjen e radhës: Jam propozuar për deputete e LSI »
Article Logic
Execution time: 0.0093410015106201
array(1) { ["section"]=> string(84) "grida-duma-rama-do-te-dale-nga-politika-ne-menyren-me-te-shemtuar-te-mundshme-221298" }