Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1.5kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
17 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Grida Duma: Presioni në ekonomi është i gabuar, protestat për shembjen e teatrit i vlerësoj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputetja Grida Duma ka thënë se ekonomia e vendit është goditur shumë nga pandemia.

Duma ka thënë se çdo ndërhyrje e qeverisë në biznes ka qenë e gabuar. Ish-deputetja është shprehur se ato që do të jenë më të goditura nga ekonomia janë agjensitë turistike, pasi turizmi nuk do të mund të zhvillohet si vitet e tjera.

Sakaq, Duma është shprehur se ajo që ndihmon biznesin është heqja fiskale për 6 muaj, sipas ish deputetes paga që ka dhënë qeveria ka qenë më e voglat në Ballkan.

“Nuk ka nevojë të vendosen më fasha, bizneset nuk kanë punë. Çdo ndërhyrje ka qenë e gabuar. Nuk ka nevojë të ushtrojmë presionin e gjobës. Ushtrimi presionit ndaj ekonomisë nuk është aspak e mirë. Besoj që pa dyshim sektori si agjencisë turistike do kenë rënië pasi nuk do ketë udhëtime si çdo herë, ndërsa për turizmin kemi shpresë që shqiptarët që do iknin jashtë të qëndrojnë brenda vendit. Ajo që e ndihmon ekonominë shqiptare është të jepet garancia e mos dështimit. Duhet zhdukur totalisht 90%  gjithë sistemin fiskal. Paketa që ka dhënë qeveri shqiptare nuk kanë qenë paket dhe kanë qenënga më të voglat në Ballkan. Ti lesh biznesin 6 muaj pa asnjë paketë,” tha Duma për ‘news24’.

Sa për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, Duma u shpreh se qeveria vendosi të ndërhyjë në një moment të paqartë. Ajo vlerësoi po ashtu protestat e nisura pas këtij akti, si veprime që i thërrasin kujtesës.

“Gjetën momentin e ndërhyrjes për të prishur një godinë në një periudhë të paqartë, nuk dihet ende cfarë do ndërtohet aty, u nis me kulla dhe pastaj thuhet se s’do ketë . Unë do të doja ta shikoja aty atë godinë. Nga specialistët kam dëgjuar që godinat avangard janë sot godinat me material të lehtë. I siguron nga të gjitha goditjet. Pavarësisht kësaj s’do merrem me argumentimet e tyre. Unë jam e mendimit se ajo godinë duhet të qëndronte ashtu. Mendoni sikurt të ishte e vendosur në kuti xhami, mjaftonte të qëndronte ashtu vec për vlerën historike që ia rrit vlerën. Protestave sot i vlerësoj, është një dhe vetëm një arsyeja: thirrja e kujtesës. S’mund të bëjmë atë gjë që kemi bërë gjithmonë, përsërisim gabimet”,- shtoi Duma.

Më shumë




spot_img








spot_img