
Aktivistja Evi Kokalari foli mbrëmjen e sotme për zgjedhjen e presidentit të ri.
E pyetur nëse deputetja e PD, Grida Duma mund të jetë një kandidate për presidente, Kokalari u shpreh në “Zonë e Lirë” se ajo është shumë e bukur por kjo nuk mjafton.
Sipas Kokalarit, ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që i bëri karrierën deputetes, por ajo iu kthye me agresivitet.
Ndërsa për ish-kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, aktivistja pavarësisht “përplasjeve” në distancë, tha se është një figurë serioze për të qenë në krye të shtetit.
Pyetje: Grida Duma presidente?
Kokalari: E bukur është ajo, por kjo nuk mjafton. Ajo është e bukur dhe flet mirë, por ka bërë dhe gafa. Ajo i ka fol shumë keq doktorit.Ajo ka fituar deputete me listat e mbyllura dhe duhet të zbusë pak gjuhën me Berishën. Ai i ka bërë karrierën kësaj dhe ajo iu kthye në ekstrem me agrisivitet. Ajo ka planet e veta dhe është ambicioze.Po iu bie në qafë shqiptarëve. Ka një tangërllëk.Jozefina e nisi vetë, nuk e di. Më pas edhe Salianji, i cili hodhi shpifje ndaj meje, unë e hodha në gjyq dhe e fitova.
Pyetje: Jozefina Topalli presidente?
Kokalari: Ka seriozitetin për të qenë presidente. Problemin me femrat kjo e shpreh kudo. Ky është një gabim i madh. Është një figurë e fortë dhe më duket ok për presidente.