Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Grida Duma: Negociatat për bashkimin e PD, nuk nisin as me kushte e as me përjashtime!

Shkruar nga Newsbomb
Grida Duma: Negociatat për bashkimin e PD, nuk nisin as me kushte e as me

Deputetja demokrate Grida Duma, thotë se negociatat për bashkimin e Partisë Demokratike nuk mund të nisin as me negociata dhe as me kushte paraprake.

Duma nuk e detajoi më tej fjalën e saj, por kuptohet që kjo ka të bëjë me kërkesën e deputetëve demokratë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ata kërkojnë që ashtu siç Basha dha dorëheqjen, edhe Sali Berisha të tërhiqet.

"Nuk ka pasur një dakordësi të grupit të PD, ne kemi qenë shumë luajal edhe ditën që kemi bërë takimin, kur Basha nuk ishte dorëhequr, vendimi i grupit duhet të ishte i dakordësuar, vendim grupi kur nuk është gjysma e grupit nuk ka, nuk kërkojmë kushte kur kërkojmë bashkim, negociata prodhon rrethana të reja dhe këto duhet të prodhojnë bashkimi.

Duhet bërë një bisedë e thellë me një grup që përfaqëson të gjitha ngjyrimet. Aty le të diskutohen të gjitha. Nuk ka arsye përse të kemi frikë nga asgjë nëse kërkojmë zgjidhje. Nuk jam duke thënë që të kthejmë mbrapsht 9 shtatorin. Arti i negociatës nuk nis as me kushtëzime paraprake e as me përjashtime paraprake", tha Duma në fjalën e saj para Kuvendit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese