Deputetja demokrate Grida Duma, është shprehur sot në Kuvend për çështjen e inceneratorëve, duke ironizuar se me deputetëve po vihen bastet “se kush do të jetë i radhës që do ta hajë”.
“Ndërkohë që ju dëgjoja që flisnit për hallet tona mu kujtua fjala e popullit “Zot pa hall mos më lënç por hall mbi hall mos më vënsh”. Është e kollajshme të kuptohet që koncesionet e shëndetësisë janë hall mbi hall. Halli që keni tani është ajo çështja e inceneratorëve. Këtu po vihet bast kush është i radhës që do ta hajë. E vërteta vonon por nuk harron”, u shpreh Duma.
“Test pas testi po shkon historia e këtij vendi. Gjynah jemi që na shikojnë prapë si eksperiment në mes të Evropës. Kishte element të instruktuar në fjalën tuaj.
Sa herë keni dalë në këtë foltore keni folur se ne kemi një hall, ju keni një hall. Në shkencat e psikologjisë nëse do t’i fshihesh hallit tënd duhet të flasësh për hallin e tjetrit. Kështu vazhdon gjatë gjithë kohës”, vijoi deputetja demokrate.