Hapësire reklamuese

Politikë

Grida Duma: Lulzim Basha është lider perëndimor që do i sjellë zhvillim Shqipërisë, Berisha si një lloj shkolle politike

Shkruar nga Newsbomb
Grida Duma

Kandidatja e PD në Tiranës, Grida Duma, e ka cilësuar kryetarin e Partisë Deomkratike Lulim Basha si një lider perëndimor që do i sjellë shumë zhvillim Shqipërisë.

Ajo foli në Report Tv edhe për ish-kryetarin Sali Berisha, për të cilin tha se është si një lloj shkolle politike.

"Unë mendoj padyshim doktor Berisha është ai që është për të gjithë ne, mënyra se si e ka ndërtuar PD deri në kryesimin nga Basha është një lloj shkolle politike. Këto janë njerëz që bëhen vetë pasi intuita e tij e lindur për të bashkuar bashkë disa shtresa që nuk bëheshin bashkë është një lloj shkolle, trashëgimia e tij e plotë është mënyra se si i ka balancuar. Basha ka avantazhin për të qenë shumë racional, tipologjia perëndimore e kryesimit. Nuk kam parë një etik protestante të tillë, nëse nuk e kemi me dokumente plotësisht ne nuk flasim për këtë fakt dhe kjo vlerë e Bashës do të sjellë shumë zhvillim Shqipërisë", tha Duma.

Për sa i përket fletës së votimit, ajo tha se do të preferonte që kandidatët të përfaqësosheshin me emra dhe jo me numra, në mënyrë që qytetarët të mos ngatërrohen.

"Për mua kjo nuk është hapje liste, por ti fusësh të gjithë në sherr me të gjithë.  Për mua është gjë e mirë që votohen sot emrat pasi i vë para përgjegjës. Numri është problematik sidomos për zonat rurale ku nuk mbahen mend dhe mund të ngatërrohen.  Zgjidhja duhet të jetë me emër", tha Grida Duma.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.