Hapësire reklamuese

Politikë

Grida Duma komenton fitoren e Berishës: Vendosën demokratët, por mirë do ishte që PD të shkonte drejt së ardhmes! Do doja që ta zgjidhte çështjen e “non grata-s”

Shkruar nga Newsbomb
Grida Duma komenton fitoren e Berishës: Vendosën demokratët, por

Deputetja demokrate Grida Duma është ndalur të flasë për mediat përpara se të hynte në Parlament për seancën plenare, ku u pyet për fitoren dhe rikthimin e Sali Berishës në krye të PD-së. Ajo tha se do të sihte mirë që PD të shkonte drejt së ardhmes, teksa shtoi se do të donte që ish-kryeministri të zgjidhte çështjen “non grata” me SHBA.

Duma u shpreh se ringritja e PD-së duhet të vijojë edhe me Sali berishën, por theksoi se ajo vetë nuk do të kërkojë më asnjë post nga Pattia Demokratike.

Si e komentoni fitoren e Berishës?

Duma: Kanë vendosur demokratët, nuk kam asnjë koment për këtë çështje. Mirë do ishte që PD të shkonte drejt së ardhmes me Berishën apo me ndonjë tjetër.

E njihni Sali Berishën si kryetar të PD-së?

Duma: Unë e njoh Sali Berishën si lideri që krijoi dhe është në themel të PD-së. Do ta respektoj për gjithë personalitetin e tij dhe do di të përgjigjem ndaj momenteve të vështira që ka PD. Unë e di shumë mirë se të gjithë ata që e duan PD-në fituese janë në reflektim të thellë, besoj edhe Sali Berisha vetë.

Keni një mesazh urimi për të?

Duma: Unë kam një mesazh urimi gjithmonë. Do doja shumë që Sali Berisha për dinjitetin e tij dhe PD-së të zgjidhte edhe çështjen gjyqësore të “non grata-s”. Unë e kam respektuar Sali Berishën, por kjo s’më ndalon të them se PD do një zgjehdje të madhe drejt të ardhmes, dhe i jam drejtuar gjithmonë publikisht se ne duhet të shkojmë për një PD fituese. Çështja e “non grata-s” do të jetë gjithmonë një shpatë Demokleu.

Unë e kam thënë që nuk këkroj më asnjë post nga PD. Nëse PD nga Berisha do konsiderohet një krijesë e tij, unë mendoj se krijesa duhet lënë të zmadhohet. Unë s’kam treguar asnjëherë mungesë respekti. Mund të bënte zgjedhje më të mira, por nuk besoj se unë mund të këshilloj Sali Berishën. Vullneti i demokratëve duhet njohur.

Do shkoni në mbledhje nëse e thërret Berisha?

Duma: Do e shohim edhe këtë çështje. Ringritja e Partisë Demokratike do të vijojë edhe me Sali Berishën. Të dyja palët janë pjesë, edhe pse Berisha është pjesa më e madhe, mbetet ende një pjesë dhe kjo është diçka që duhet ta zgjidhim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese