Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Grida Duma jep dorëheqjen si nën/kryetare e PD: Lulzim Basha duhet të largohet, përdori të zhgënjyerit për të goditur deputetët

Shkruar nga Newsbomb
Grida Duma jep dorëheqjen si nën/kryetare e PD: Lulzim Basha duhet

Deputetja Grida Duma njofton se ka vendosur të japë dorëheqjen si nën/kryetare e Partisë Demokratike. Referuar një njoftimi që ka bërë pak më parë, Duma thotë pavarësisht se grupi parlamentar i kërkoi të dorëhiqej, Lulzim Basha përdori të zhgënjyerit për t'i goditur deputetët që e kundërshtuan.

"Pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike  të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të kapë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputetët, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

Fakti që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi  shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen na kërkon të gjithëve vendimmarrje për shpëtimin e demokratëve të sakrifikuar një dekadë", shkruan ndër të tjera deputetja e PD.

Më herët, deputeti Agron Gjekmarkaj, Ilda Dhori, Ervin Salianji, Ferdinand Xhaferaj, Helidon Bushati, Tomor Alizoti, etj kanë kërkuar publikisht nga Lulzim Basha që të japë dorëheqjen, pas disfatës në zgjedhjet e 6 marsit. Disa prej tyre kanë hequr dorë nga funksionet në parti. Në 5 nga 6 bashkitë PD doli forcë e tretë, dhe nuk arriti të fitojë asnjë.

Shënimi i plotë i Grida Dumës:

Partia Demokratike e Shqipërisë është në ditët më të vështira, traumat e humbjeve të njëpasnjëshme nuk po rikuperohen sepse Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij.

Pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike  të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të kapë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputetët, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

Fakti që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi  shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen na kërkon të gjithëve vendimmarrje për shpëtimin e demokratëve të sakrifikuar një dekadë.

Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimmarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që  jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domsdoshme për demokratët.

Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese