
Ministrja Belinda Balluku është përfshirë në seancën e sotme në Kuvend në debat me koleget demokrate, për larjen e rrobave. Ajo i është përgjigjur fillimisht deputetes së PD Eralda Bano, duke thënë se i lante rrobat sipas mënyrë së saj dhe nuk kishte manual për të ndarë me koleget.
Balluku sfidoi Banon që t'i tregonte ndonjë deklaratë të saj për larjen e rrobave, gjë që deputetja e PD e solli me vonë dhe me video, por fjala ju ndërpre nga drejtuesja e seancës Ermonela Felaj.
Fjalën e mori më vonë Grida Duma, e cila i doli në mbrojtje koleges demokrate dhe tha se ministrja Balluku duhet të ishte procedura nëse në vend, sipas saj, do të kishte shtet demokratik. Deputetja e PD tha se ministrja e Infrastrukturës i kishte treguar burgun fëmijëve.
Belinda Balluku: Unë nuk merrem me temperaturën e larjes së rrobave, sepse unë i laj sipas mundësisë time. Siç i lanë dhe ti, siç i lajnë dhe të tjerët. Personalisht, deri më sot nuk kisha dalur kurrë të flisja për larjen e rrobave, gjeje ku kam folur, ma nxirr me video. Nuk kam folur kurrë. Por kam shpërndarë një fushatë për sensibilizimin e qytetarëve për kursimin e energjisë.
Po e le frigoriferin hapur, duke qenë se duhet të rri në 4 gradë, fillon dhe punon më fortë dhe harxhon më shumë energji. Po ta lësh dritën hapur, zonjë e nderuar, harxhon më shumë energji. Edhe lavatriçen ti laje si të duash. Unë vetë nuk kam një ekspertizë ta ndaj me ty. Unë laj rrobat e mia ashtu siç di, në 12 të natës kur më del koha.
Eralda Bano: Për t'i treguar zonjës ministre që flas me fakte. (Nxjerr videon e Ballukut për larjen e rrobave).
Grida Duma: Si guxoni ju të thoni nuk e jap fjalën se nuk vendos nëse është procedurë apo replikë. Aho (ministrja Balluku) i drejtohet dhe i thotë më thuaj ndonjë gjë serioze që të çohem unë këtu, se unë te kopshti i fëmijëve mund të them që frigoriferi duhet të rri mbyllur dhe po e ndezët kondicionerin do ketë dënim me burg.
Ajo, për këtë gjë po të ishte shtet demokratik dhe me rregulla loje deri në shërbime sociale, duhet të procedohej për atë që ka bërë në publik, dhe e ka thënë me fëmijët. Kur ja tregon videon thotë s'jam unë.