
Deputetja demokrate Grida Duma ka zbuluar se deputetët e PD i kanë lënë dy javë afat Lulzim Bashës për të reflektuar dhe më pas të dorëhiqet vetë.
Gazetari Arjan Çani ka pyetur deputeten Grida Duma, se përse nuk e largojnë Bashën nga grupi parlamentar, kur ata kanë shumicën dhe thuajse të gjithë i kanë kërkuar dorëheqjen, politikania u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” se kryedemokrati ka kërkuar "qetësim të situatës".
Pjesë nga biseda:
Arjan Çani: Këndvështirmi i Gridës është logjik, politik, por ne duhet të jemi pak më të ftohtë kur analizojmë Bashën. Zgjidhja që propozon Grida, që ai të japë dorëheqjen vetë... Ata nuk kanë pse të lodhen me këtë punë. Detyra e tyre, është të mblidhen 50 + 1 të grupit dhe ta heqin nga grupi. Ti thonë nuk kemi më punë me ty. Ky do të ishte hap i parë. Nëse këta janë të bindur që Basha nuk po e bën detyrën, përse nuk e largojnë nga grupi parlamentar? Në një vend normal, do të ndodhte kjo gjë.
Grida Duma: Një lëvizje e tillë nisi. Ka një dokument me firma. Kam thënë që do të firmosim çdo dokument për dorëheqjen. Është kërkuar nga ana e tij qetësim i situatës, që ai ta bëjë vetë këtë gjë. Nuk ka sens që ne të diskutojmë në çdo mbledhje të njëjtën gjë. Grupi pastaj kur sheh që nuk ka reflektim dhe tërheqje… Pra midis një dhe dy javësh të ketë një reagim të tij.
Arjan Çani: Pra në fund të marsit…
Ylli Rakipi: Po prit o Arjan, se ky thërret kryetarët dhe u thotë arrestohet Berisha për një javë...
Grida Duma: Janë thashetheme që hapen për diversion. Thuhen edhe nga këto, po.
Arjan Çani: Grida thotë do të marrim masa deri në fund të marsit. Cfarë masash të tjera përveçd pezullimit?
Grida Duma: Ka edhe të tjera, por mos më bëni të flas për masa që duhen diskutuar brenda grupit.
Sondazh