Tirana
broken clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Grida Duma “ i ankohet” Bashës: Sot të rinjtë ëndërrojnë pasurimin brenda ditës. Duan makina, telefona të mirë, veshje firmato

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidatja e e PD-së në Tiranë, Grida Duma së bashku me kryetarin Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me studente dhe profesioniste të reja në fusha të ndryshme.

Gjatë takimit Duma ka diskutuar dhe rreth temës që sipas saj është shumë shqetësuese për vendin, fakti që të rinjtë ëndërrojnë të pasurohen brenda ditës.

Ajo tha se makina e mirë, telefoni i mirë, veshja firmato janë kthyer në model dhe se kjo gjë duhet të shkatërrohet njëherë e përgjithmonë.

Grida Duma: Si t’i afrohemi brezit të ri? Problemi që kanë është çështja e ëndërrimit. E gjen kudo, po të takosh një adoleshent, nuk di të të kthejë një përgjigje. Sepse modeltet që ka rreth e qark modelt me lekë. Leku nuk blen gjithçka. Ai që do të bëjë para me anë të punës nuk është i barabartë me atë që e bën përmes korrupsionit. Kjo gjëja për t’u bërë i pasur brenda ditës po e shkatërron Shqipërinë. Është kthyer në modeln makina e mirë, telefoni i mirë, statusi i veshjes firmato, sigurisht që janë të këndshme dhe çdokush do t’i donte. Të thonë shpesh sa lekë ke, je çuni i filanit, i filanes. Duhet ta rrëzojmë këtë.  

Lulzim Basha: Paraja nuk vblen gnjithçka, nuk blen dot dashuri, nuk blen dot shokë. Çdo gjë e blerë me lekë është false. Cila është fjala e kundërt e vetmisë? Harmonia. A e blen leku harmoninë? Ështe e vërtet kjo harmoni? Kush ka vrapuar pas lekut dhe ka përfunduar me familje, shoqëri të vërtetë, me dashuri rrethuar? Paraja nuk blen gjithçka, por arsimi, kultura. Këto janë mekanizam që një shoqëri i jep individit atë që i takon. Nuk duhet ta pengojmë individin, por ta ndihmojnë atë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img