Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Grida Duma flet pas dorëheqjes: Rezultatin e zgjedhjeve e kuptuam që në terren! Sondazhet i mban vetëm kreu i partisë, Basha është problemi me të cilin përballemi

Shkruar nga Newsbomb
Grida Duma flet pas dorëheqjes: Rezultatin e zgjedhjeve e kuptuam që

Grida Duma ka folur për herë të parë pasi dha dorëheqjen si nënkryetare e Partisë Demokratike, duke u shprehur se Lulzim Basha është problemi i parë me të cilin përballen të gjithë demokratët në terren.

Ajo tha se rezultatin e zgjedhjeve të 6 Marsit e kishin kuptuar që në fushatë, pasi demokratët nuk ishin të bindur për të dhënë votën. Sipas saj, sondazhet e zgjedhjeve i ka mbajtur vetëm kryetari, duke mos i treguar as drejtuesve të fushatës.

Pjesë nga intervista në studio  

Duma: Përçarja e partisë ishte e dëmshme. Ne e kuptonim në terren, që kur shkonim të kërkonim votën për kandidatët tanë, ishte një “po” shumë e vakët.

Fevziu: Ne që jemi në media pothuajse në çdo zgjedhje falë sondazheve kemi një ide të përafërt të rezultatit. Gjithë kjo strukturë e PD-së hyn qorrazi në zgjedhje?

Duma: Jo, por është traditë e keqe që sondazhet i mbajnë vetëm krerët e partive. Nuk e di nëse është në PS kjo, por drejtuesit politikë duhet t’i kenë rezultatet e tyre. Gjithsesi nuk kisha nevojë për të sondazhe për të kuptuar se fushata ishte e vakët.

Fevziu: Çfarë problemi kishin demokratëtët?

Duma: Peshën më të madhe e zë kredibiliteti i figurës së tij, është dëmtuar në mënyrë të pabëshme më. Individi dhe kryetari i PD është problemi i parë me të cilin ne të gjithë përballemi në terren.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed