Hapësire reklamuese

Politikë

Grida Duma flet “pa dorashka”: Gjithmonë kemi patur dyshime se Basha ishte i shitur apo pjesë e pazareve

Shkruar nga Newsbomb
Grida Duma flet “pa dorashka”: Gjithmonë kemi patur dyshime se

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, komentoi mbrëmjen e sotme situatën politike në vend dhe zhvillimet në kampin opozitar.

Duke u ndalur tek ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, deputetja demokrate u shpreh në një intervistë në “Syri Tv” se kanë pasur gjithmonë dyshime se ai ishte i shitur apo pjesë e pazareve.

"Dyshimi, ishte apo s'ishte i shitur, ishte në pazar kryetari formal apo nuk ishte në pazar. Ky dyshim qëndroi sepse kishte disa gjëra që logjikisht nuk përgjigjeshin.Pse nuk propozuam emra për Reformën në Drejtësi. Pse nuk morëm pjesë në Reformën Territoriale. Jam kam thënë atëherë që ka rënë miti i rotacionit.Kur ra 8 vjetëshi, të luash me mitet, do të thotë që ti duhet të bësh namin e strategjisë që ti besojnë njerëzit se në mandatin e tretë do ja dalësh kur nuk ia dole në rotacionin historik.Një nga gjërat që demokratët kanë ndjerë, është që ne do luftojmë 100 për qind por për një njeri që mendojmë 100 për qind që s’na shet", u shpreh deputetja Grida Duma.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese