Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Grida Duma e thotë troç: I respektoj njerëzit me qëndrime të majta nëse…

spot_img

Lajme të ngjashëm

0310f2796e67d03311ac7cad6ce70492

Ish deputetja, Grida Duma ka theksuar se i respekton njerëzit që kanë qëndrime të prera dhe kanë filozofi ose të djathtë ose të majtë gjatë gjithë jetës dhe nuk janë si lavjerrës në qëndrimet e tyre.  

Në emisionin “Fol me mua”, Duma tha se këtë ndasi, njeriu e zbulon brenda vetes pas një moshe të caktuar dhe jo 20-vjeç.

“Unë mendoj se njeriu e zbulon veten pas një moshe të caktuar. Se kush je në filozofinë tënde, madje se nëse je i majtë ose je i djathtë nuk e kupton dot 20-vjeç. Ti duhet të kuptosh se kush janë gjërat që të kanë shtyrë të jesh ai që je. Në një moment të caktuar t’i e kupton dhe thua nuk jam e djathtë për trashëgiminë nuk jam i majtë për trashëgiminë, jam sepse kështu kam vendosur të jem. Kur them e djathtë e majtë nuk e kam fjalën për politikën. Je i djathtë se je njeriu që thua nuk do ankohem, do jem individë i sukseshëm pavarësisht se nga kam ardhur, do kem shumë vlerësim të ndërtojë një pronë, të krijojë një krijimtari, të lë një trashëgimi dhe do besoj në zot fort. Apo jam i majtë se besoj se në këtë botë ka padrejtësi të mëdha dhe në një moment të caktuar mendon se duhet t’ia marrim atyre që kanë shumë dhe t’ia japim atyre që kanë më pak. Unë i respektoj shumë të majtët që kanë vendosur të jenë të majtë gjatë gjithë jetës së tyre, por dhe të djathtët që me zgjedhjet e tyre kanë vërtetuar gjatë gjithë jetës se janë të djathtë. Të dyja duhet të ekzistojnë në këtë botë, por të jenë origjinale. Njerëzit që bëjnë lavjerrësin janë njerëzit pa atë filozofi”, u shpreh Duma.

Më shumë

spot_img