Tirana
light rain
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
50 %
3.6kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
26 °
E premte, 2 Qershor, 2023

Grida Duma e hapur për dënimin me vdekje: BE tha ta hiqnim, por duhet të ridiskutohet! Kemi përdhunim fëmijësh dhe vrasje të tyre

Lajme të ngjashëm

Deputetja e PD Grida Duma është e para ligjvënëse e cila shprehet pro hapjes së diskutimeve për rikthimin e dënimit me vdekje në Shqipëri. Ajo është shprehur këtë të enjte se BE ia ka vënë si kusht Shqipërisë heqjen e këtij dënimi, por theksoi se vendosja e tij duhet të ridiskutohet.

“Unë i di rregullat e BE dhe ka qenë një nga kushtëzimet tona dhe duhet ta hiqnim. Por duhet të ridiskutohet kjo gjë. Kemi përdhunimin e fëmijëve, edhe brenda familjes. Kemi dhe vrasjen e më të dobëtit në shoqëri. Unë mendoj që kjo duhet të ridiskutohet, dënimi me vdekje”, tha deputetja në News 24, duke qenë e para ligjëvënëse që këto ditë ëhstë shprehur qartë për këtë çështje.

Për vrasjen makabre të vogëlushit në Fier, ajo u shpreh se në Shqipëri flitet për institucione por nuk ka shërbime për të sëmurët mendorë.

“Nënat nuk arrijnë dot ta përballopjnë lajmin. Nuk e shohin dot. Në shoqëritë e varfra rriten shumë sëmundjet mendore. Shërbimi i shëndetit mendor nuk ekziston në Shqipëri. Ne mendojmë se kemi institucione por nuk kemi shërbime.

Ka nevojë të shtohen kapacitetet e shërbimeve të shëndetit mendor. Ne jemi një shoqëri që nuk e pranojmë që kemi probleme të shëndetit mendor”, u shpreh Duma.


Më shumë