Hapësire reklamuese

Politikë

Duma: Berisha rrëzoi "Murin e Berlinit" në Shqipëri, s'do e doja në këtë situatë

Shkruar nga Newsbomb
Duma: Berisha rrëzoi "Murin e Berlinit" në Shqipëri,

Ish-deputetja Grida Duma, tashmë drejtuesia e emisionit “Top Story” ka komentuar ngjarjet e fundit politike, ku dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ndodhet në qeli, ndërsa ndaj këtij të fundit është vendosur masa “deytrim paraqitje”, lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

E ftuar në emisionin “Wake Up” Duma tha se nuk do donte që personi i cili krijoi Partinë Demokratike dhe rrëzoi “Murin e Berlinit” në Shqipëri të përballet me një betejë për figurën dhe respektin individual të tij.

Sipas saj duhet të ketë një ulje në tryezë nga të gjithë faktorët e mëdhenj të politikës së djathtë, të cilët të dakordësojnë një zgjidhje për këtë çështje.

“Duhet të ketë një ulje në tryezë nga të gjithë faktorët e mëdhenj të politikës së djathtë, të cilët të dakordësojnë një zgjidhje për këtë çështje, sepse nuk mund të jetë çështja sot je apo s’je me Berishën sepse të gjithë e kanë treguar që ia njohin peshën Berishës elektorale dhe të kronologjisë historike. Sot diskutimi është që sa Berisha e njeh peshën që shkakton ai në këtë betejë që nuk është vetëm e drejtësisë, por në fund është edhe elektorale”, tha Duma.

Pjesë nga biseda në studio:

Blendi Salaj: Çfarë do i thoshte sot Grida?

Grida Duma: Sot do i thosha që këto beteja ia kemi parë, ia ka parë gjithë opinioni publik dhe qytetarët shqiptarë, besoj që unë nuk do doja kurrë që individit që krijoi një Parti Demokratike, që hodhi Murin e Berlinit në Shqipëri, të mund të vijonte një betejë për figurën dhe respektin individual të tij. Do ishte mirë që në këto momente, këto çështje, t’i rrinin drejtësisë vetëm dhe stablishmenti politik opozitar të kishte një qasje me më shumë higjienë nga kjo, pa përjashtuar fare që Berisha është aty ku është, por një formulë e cila e çliron nga solidariteti me situatën e Berishës si individ, duhet të ishte.

Duhet të ketë një ulje në tryezë nga të gjithë faktorët e mëdhenj të politikës së djathtë, të cilët të dakordësojnë një zgjidhje për këtë çështje, sepse nuk mund të jetë çështja sot je apo s’je me Berishën sepse të gjithë e kanë treguar që ia njohin peshën Berishës elektorale dhe të kronologjisë historike. Sot diskutimi është që sa Berisha e njeh peshën që shkakton ai në këtë betejë që nuk është vetëm e drejtësisë, por në fund është edhe elektorale.”

 

 

 

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese