Hapësire reklamuese

Politikë

Grida Duma akuza të forta në Komision për qeverinë: Po përdorni paratë e buxhetit për të kompensuar oligarkët…

Shkruar nga Newsbomb
Grida Duma akuza të forta në Komision për qeverinë: Po

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Sociale, Grida Duma ka mbajtur fjalën në Komisionin, ku po diskutohet akti normativ për rimbursimin e çmimeve të kompanive për punët publike.

Në fjalën e saj deputetja e PD ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, duke thënë se me paratë e buxhetit po kompensojnë oligarkët.

Ajo është shprehur se 400 milionë shtesë i ka shkuar kompanisë së Gjokës dhe Salillarit.

“Po përdorni paratë e buxhetit për të kompensuar kompanitë që janë rankuar si oligark. Kush janë kompanitë që fitojnë. Dhe ku bazohet që propozohet me VKM që të kompensohen disa kompani dhe cilat jo. E dyta ju thoni se janë rritur por rruga Kardhiq-Delvinë nisi me 50 dhe përfundon me 180 milionë. Këto janë kompani që marrin 99.9 të fondit limit.

Ndërkohë vezët, vaji është rritur 200% por ju nuk i shpërndani lekët për qytetarët. Ne me 400 milion euro shtesë nga nga taksat ne ja çojmë Gjokës e Salillarit. Ka shkuar shteti që tu thotë se e ke në kontratë marzhin e rriskut. Po kur ulen çmimet i kërkoni ju lekë?

Anti kushtetuese gati, që të bëhet një akt me prapaveprim. Keni shkuar ndonjëherë të kërkoni lek se ka qenë çmimet e ulta?” u shpreh Duma.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.