Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Grevë urie për ndryshimin e sistemit’, paralajmëron Kryemadhi: Opozita e kreu detyrën për Reformën Zgjedhore

Shkruar nga Newsbomb

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se me firmosjen e dokumentit me 8 pika për Reformën Zgjedhore, detyrimet e opozitës kanë mbaruar.

Sipas Kryemadhi opozita ka qenë gjithmonë e gatshme për Reformën Zgjedhore.  

‘Përgjegjësia e vetme e opozitës, që ishte konsensusi për reformën zgjedhore dhe implementimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR, ishin për të treguar se opozita ka qenë gjithmonë e gatshme për reformën zgjedhore. Axhenda opozitare do të jetë njësoj, për aksionin politik, hap pas hapi jo vetëm në realizimin e detyrimeve që kemi ne, por do vazhdojmë të intensifikojmë veprimin tonë politik’, u shpreh Kryemadhi.

Më tej, ajo ka kujtuar vitin 2008 kur LSI u fut për grevë urie sepse donte ndryshimin e sistemit. Ndërkohë sipas Kryemadhit, sot kjo parti nuk ka gjë në dorë, pasi gjithçka i përket kryeministrit Edi Rama.

‘LSI ka bërë një grevë urie në vitin 2008 kur fliste për sistemin, sepse në këtë mënyrë kërkonte dhe fliste për sistemin.  Sot të diskutosh për sistemin është një lojë që i shërben Edi Ramës dhe i vetmi që e ka zbarritur këtë proces është PS edhe pse komisioni i Reformës Zgjedhore e ka paraqitur. I vetmi institute që nuk flet e nuk pyet, sepse nuk eshtë në dorën tonë. I vetmi njeri që i vjedh këto ide është Edi Rama. Ne nuk kemi vota, ai ka 101 votues. LSI nuk është pjesë e atij parlamenti’, tha Kryemadhi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll