Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Greva e urisë në Ballsh, rëndohet gjendja shëndetësore e një grevisti (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Greva e urisë e naftëtarëve të Ballshit është në ditën e dytë, ndërsa raportohet se Baçi Muça është ndier keq dhe është thirrur ambulanca për ta transportuar në spital.

Naftëtari ka shfaqur temperaturë të lartë dhe tharje goje.

Greva e urisë po zhvillohet në ambientet e Uzinës, dhe njëri prej protestuesve ka thënë se kanë 6 muaj pa marrë rrogën nga njëra firmë ndërsa në total janë 22 deri në 24 paga pa u marrë nga kompani të ndryshme.

Naftëtarët janë të zhgënjyer nga qeveria e cila siç shprehen ata ka në dorë fatet e tyre dhe nuk po bën asgjë për ta ndryshuar.

Protestuesut i kanë bërë thirrje presidentit, kryeministrit dhe të gjithë personave në qeveri që ti ndihmojnë për t’i dhënë zgjidhje problemit që kanë.

Sakaq ata kanë bërë me dije se greva do të marrë fund vetëm nëse ka një zgjidhje, ndryshe ‘vetëm të vdekur dalim nga këtu’, ka thënë njëri prej grevistëve.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img