Hapësire reklamuese

Aktualitet

Greva e urisë e naftëtarëve të Ballshit, 2 punonjës dërgohen me urgjencë në spital: Nëse zyrtarët nuk vijnë këtu, ta bëjnë këtë punë nga zyra e tyre

Shkruar nga Newsbomb

Punonjësit e Poçemit dhe naftëtarët e Ballshit prej disa ditësh janë në grevë urie dhe gjendja e tyre shëndetësore është e rënduar.

Dy prej grevistëve ditën e sotme janë dërguar me urgjencë në spital. Gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar. Dy punonjësit të cilët janë dërguar në spital janë Hysni Agalliu dhe Jonuz Mucaj.

“Nëse zyrtarët nuk vinë këtu ta bëjnë këtë punë nga zyra e tyre. Ne nuk jemi në gjendje të dalim më nga këtu, shokët i kanë marrë më barrel sot. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje deri më tani,’ tha një prej grevistëve.

Kujtojme se sot është dita 10-të e grevës së punonjësve të nënstacionit elektrik të Poçemit, të cilët kërkojnë 27 rrogat e prapambetura.

Ndërsa, naftëtarët e Ballshit janë në ditën e 8-të të grevës. Ata kanë 6 muaj pa marrë rrogën nga kompani të ndryshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.