Hapësire reklamuese

Aktualitet

Greva e AlbControl, shpërthen aktivistja: Të pashpirtë që jeni miqtë e politikës, latë në ajër njerëz plot halle e brenga (E PLOTË NË BRENDËSI)

Shkruar nga Newsbomb
Greva e AlbControl, shpërthen aktivistja: Të pashpirtë që

Aktivistja Brizida Gjikondi ka shpërthyer për grevën e Albcontrol duke denoncuar listën e punonjësve të Albcontrol që sipas saj, në bazë të mbiemrave, janë fëmijët, nuset, apo nipat e zyrtarëve të politikës. “Aty do të gjeni një copëz të qelbur e të rehatshme të politikës shqiptare. Janë bashkë aty edhe pse bëjnë sikur zihen”, shkruan jo pa revolt Brizida Gjikondi.

“Kur shikoj pashpirtësine e tyre më dhimbsen më shumë tmerr më shumë Minatorët, fëmijët e askujt në këtë shtet njerkë!” shkruan Gjikondi duke shtuar se “u lanë në ajër avionë të mbushur me emigrant, brenga, halle e sakrifica”.

Statusi i plotë i Brizida Gjikondit:

Albkontrolli shtetëror rasti tipik çfarë do mbjellësh do korrësh!

Cinike dhe e pashpirt greva e krijesave te politikes shqiptare!

E atyre qe rrogat ju shkojnë mbi 3 milion në muaj, e atyre që po marrin pagë pjesore pasi në gjithë botën janë pezulluar fluturimet.. e atyre që si kontrollor dhe administratë po tju shohësh mbiemrat shkon edhe tek tutori politik.. por ata sot janë "rebeluar" kanë bërë grevë të papritur.. duan lekë, duan fluturime ..

Ata sot lanë në ajër një avion mbushur me emigrantë, brenga halle dhe sakrifica..

Nje avion tjeter nuk u nis fare..

Kur shikoj pashpirtësine e tyre më dhimbsen më shumë tmerr më shumë Minatorët, fëmijët e askujt në këtë shtet njerkë !

Shikojini mbiemrat e femijeve, nipave e nuseve te Albkontrollit shteteror dhe do gjeni aty nje copez te qelbur e te rehatshme te politikes shqiptare. Jane bashke aty edhe pse bejne sikur zihen !

Ne raste si këto do perdorja formulen e Margaret Thatcer!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll