Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Greta Thunberg mbush 18-vjeçe: Nuk i them askujt se çfarë të bëjë…

Shkruar nga Newsbomb
Greta Thunberg

Aktivistja ambientaliste Greta Thunberg tha se ka ndaluar së bleri rroba të reja dhe se nuk i mban më inat njerëzit që fluturojnë me avionë apo vendosin të kenë fëmijë.

Në një intervistë për ditëlindjen e saj të 18-të, aktivistja suedeze pati një qëndrim më të relaksuar kur u pyet për personazhet publike që nga një anë flasin për mbrojtjen e ambientit dhe gjithashtu vazhdojnë të kontribuojnë në ndotje duke fluturuar me aeroplanë.

Ajo gjithsesi tha se ky gjest është hipokrizi.

“Nuk i them njerëzve se çfarë të bëjnë, por ka një rrezik kur i predikon këto gjëra, e më pas nuk i bën as vetë ato që thua. Atëherë do të kritikohesh dhe s’do të të marrë njeri seriozisht”, tha ajo.

E pyetur për aktivistët që thonë se të bësh fëmijë në një kohë kur planeti është nën presion “është papërgjegjshmëri”, Thunberg u shpreh kundër kësaj ideje radikale. “Problemi nuk janë njerëzit, por sjellja e tyre”.

Ajo gjithashtu tha se prej disa kohësh tashmë nuk blen rroba të reja. “Nuk më duhen, pyes miqtë nëse mund të më japin ndonjë rrobë borxh, ose nëse kanë ndonjë rrobë që nuk e përdorin”.

Sondazh

Poll