Hapësire reklamuese

Rajoni

Greqia zgjat masat anti-Covid, vijon lockdown-i deri më 7 dhjetor

Shkruar nga Newsbomb

Qeveria ka zgjatur masat kufizuese deri më datë 7 dhjetor, pasi situate vijon të jetë e rënduar nga pandemia e Covid-19.

Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas në një konferencë për shtyp.

Petsas u shpreh se lockdown-i total do të shtyhet tha ai duke iu referuar të dhënave epidemiologjike duke mos dhënë garanci edhe për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

“Për momentin, masat ekzistuese për koronavirusin po zgjaten deri të hënën, 7 dhjetor 2020,” tha Ptsas.

Kujtojmë që Greqi ditët e fundit është duke u përballur me një numër të lartë viktimash dhe të infektuarish duke shënuar edhe rekorde të shifrave ditore.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll