Tirana
broken clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1kmh
75 %
Hën
10 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
9 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Greqia shtyn afatin e lejeqendrimeve për emigrantët

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Emigracionit në Greqi ka shtyrë deri më 22 mars të vitit 2022 vlefshmërinë e lejeve të qëndrimit dhe vërtetimeve për rinovim (kartës blu) të emigrantëve të huaj, të cilat skadonin deri më 31 dhjetor të vitit 2021.

Në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë emigrantët shqiptarë kanë mundur të lëvizin ditët e para të vitit të ri me këto dokumente pa ju krijuar probleme në anën greke thanë burimet kufitare shqiptare.

Sipas vendimit të publikuarnga Ministria greke e Emigracionit shtyrja me tre muaj e afatit vlen vetëm për lejet dhe vërtetimetblu me datë skadimi nga 01 Janari i vitit 2020 deri më 31 Dhjetor të vitit 2021.

Ministria greke e Emigracionit ka saktësuar se aplikimet për përtëritjen e këtyre lejeve të qëndrimit bëhën vetëm në mënyrë elektronike.

Vendimi i autoriteteteve greke ndihmon sidomos emigrantët shqiptarë që janë në procesin e riptëritjes së lejeve të qëndrimit të cilave u ka përfunduar afati dhe të cilat, edhe për shkak të vështirësive të periudhës së pandemisë, nuk kishin arritur ti ripërtërinin.

Proçesi i Lejeve të Qëndrimit në Greqi të emigrantëve shqiptarë që përbëjnë pjesën dërmuese të të huajve është vështirsuar sidomos dy vitet e fundit prej Pandemisë së Koronavirusit.

Qytetarët shqiptarë kanë pasur vështirësi si në plotësimin e dokumentacionit edhe në marrjen e dokumenteve që u nevojiten në Shqipëri për këtë proces për shkak të bllokimeve apolëvizjes së reduktuar në kufirin shqiptaro- grek./VOA

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img