Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Greqia shpall në kërkim Klement Balilin, zbardhet emri i bashkëpunëtorit dhe i të arrestuarve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

11a35f9879b6777c0eb76522c88621bf

Biznesmeni Klement Balili është shpallur në kërkim nga Greqia. Dokumente të policisë greke të para nga “BIRN” tregojnë se Balili është shpallur në kërkim, i dyshuar si një nga krerët e grupit të trafikut.

“Të akuzuar për shkelje të ligjit N433/13 për “lëndët narkotike” , ligjit 187 të kodit penal të “Organizatave Kriminale” dhe të nenit 8 Kod Penal “Krimet e kryera në shtetin fqinj” të akuzuar por jo të arrestuar janë tre persona, ndër ta dhe Klement Balili i Sabaudinit dhe Nazes lindur në 20/03/72 në Shqipëri dhe banues në Sarandë për shkeljet e mësipërme”, shkruhet në dokumentet e policisë greke.

“Për  transportin e lëndës narkotike (kanabis të papërpunuar) nga Shqipëria në Greqi  dhe Europën Lindore, Balili kishte rolin e sponsorit dhe të organizatorit dhe drejtonte transportin në sasi shumë të mëdha  me rrugë tokësore me kamiona të mëdha dhe nga deti me skafe. Krahu i tij i djathtë që merrej me transportin dhe magazinimin nga Greqia e tutje ishte Alifandi Georgio,” vijon më tej dokumenti.

Në regjisitrin civil shqiptar i njëjti shtetas duket se ka emrin Kelmend Balili.

Ndërkohë mediet greke kanë zbardhur edhe emrat e dy shqiptarëve të arrestuar në vendin fqinj gjatë aksionit të policisë. Sipas medieve ata quhen Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj, por nuk jepen më shumë informacione lidhur me ta.

Në një reagim për Newsbomb.al, Balili i konsideroi akuzat si politike, të nxitura nga Partia Demokratike. 

Dokumenti-i-policise-greke-BIRN-283x400.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img