Hapësire reklamuese

Rajoni

Greqia rikthen KARANTINËN deri më 30 nëntor, mbyllet gjithçka si në mars (NDIHMA PËR QYTETARËT)

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar në këto momente mbylljen kombëtare në Greqi.

Në një konferencë me profesorin Infeksionist Sotiris Tsiodras, Mitsotakis u shpreh se nga e shtuna 7 nëntor deri më 30 nëntor do të ketë një mbyllje totale të vendit, si në mars me përjashtim të shkollave fillore.

U njoftua se qytetarët do të dalin nga shtëpia me anë të një mesazhi në 13033, ndërsa nuk do të lejohet lëvizja nga ora 9 deri në 5 të mëngjesit.

Do të mbyllen parukeritë, dyqanet me pakicë. Do të lejohet të kryejn aktivitetin e tyre kishat, por pa paraninë e qytetarëve, gjithashtu do të qendrojnë të hapura supermarketet, farmacitë dhe furrat e bukës.

"Unë kam besim se masat do të na ndihmojnë të ‘mbyllim’ valën e dytë të pandemisë për të jetuar një dhjetor më normal," tha Mistotakis.

Masa mbështetëse për qytetarët

Ata punonjës që janë pezulluar nga puna për nëntorin do të marrin një shumë prej 800 eurosh.

Ndihmë financiare  prej 400 euro për të papunët afatgjatë të pa subvencionuar .

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.