Hapësire reklamuese

Rajoni

Greqia publikon listën e vendeve që do lejohen të shkojnë për turizëm, 'i mbyll derën' shteteve të rëndësishme si Britania dhe Kanadaja (LISTA E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb

Kanadezët mesa duket duhet të presin edhe pak kohë që të mund të vizitojnë Greqinë për pushime, pasi kjo e fundit momentalisht e ka lënë jashtë listës paraprake, me vendet e mundshme që do lejohen ta vizitojnë gjatë verës.

Javën e kaluar, Ministria e Turizmit në Greqi bëri një listë të 20 vendeve të cilat sipas shkencëtarëve, gjykojnë se normat e infeksionit koronavirus kanë rënë. Kështu do mund të ketë turistë që duan të vizitojnë dhe të pushojnë në detin Egje, duke filluar nga 15 qershori.

Lista, sipas Greek Reporter, përfshin Kinën, Japoninë, Australinë, Norvegjinë, Poloninë, Serbinë, Gjermaninë, Qipron, Izraelin, Danimarkën, Austrinë, Bullgarinë, Rumaninë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnje dhe Hercegovinën, Kroacinë, Hungarinë, Republikën Çke dhe Sllovakinë.

Britania, Italia, Spanja, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara nuk janë në listë, sipas gazetës greke. Sidoqoftë, ministri grek i turizmit Haris Theoharis nuk ka bërë asnjë koment dhe tha se lista përfundimtare, e cila do të hartohet nga zyrtarët e shëndetit publik të Greqisë, do të dalë në fund të majit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu