Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
44 %
5.1kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

‘Greqia presion për ndërprerjen e punimeve’, reagon Tërmet Peçi: Memoriali i Hormovës është në ruajtje të Bashkisë, çdo ndërhyrje është e paligjshme

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

585bbbfb7bfcb130a41530a419149fab

Kryetari i BAshkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, ka reaguar pas “akuzave” të shoqatës ‘Atdhetare Djemtë e Labërisë’ se me urdhër të Greqisë shteti shqiptar dhe Bashkia Tepelenë kanë ndërprerë punimet për memorialin e Hormovës, që i kushtohet masakrës së Hormovës, ku ushtria shoviniste greke vrau 217 burra në vitin 1914.

Peçi thotë se është njohur me kërkesat dhe akuzat, dhe shton se monumenti është në ruajtje nga Bashkia Tepelenë ndaj çdo ndërhyrje është e paligjshme dhe do të trajtohet si e tillë.

Ai shprehet se bashkia është mirëpritëse për çdokënd që ka dëshirë të investojë në mirëmbajtjen e monumentit.

REAGIM PUBLIK, LIDHUR ME MEMORIALIN E HORMOVËS

Bashkia e Tepelenës është njohur me kërkesën e një grupi qytetarësh që kërkojnë të rindërtojnë një monument që përkujton masakrat e bandave shoviniste greke në vitin 1914 në fshatin Kodër buzë rrugës kryesore.

Monumenti egzistues është në ruajtje nga Bashkia Tepelene dhe i miratuar nga institucionet qëndrore të shtetit që e kanë kopetencë ngrijten e monumenteve.

Bashkia Tepelenë e ka detyrë ta ruaj dhe mirëmbajë këtë monument të shenjtë . Bashkia Tepelenë nuk ka lëshuar asnjë leje ndërtimi apo leje prishje për monumentin egzistues ndaj çdo ndërhyrje është e paligjshme dhe do të trajtohet si e tillë.

Ne mirëpresim dhe respektojmë çdo qytetar apo shoqatë që kërkon të ruaj dhe mirëmbajë monumentet, por nuk kemi tagër ligjor të japim leje për prishjen dhe rindërtimin e tyre sipas kërkesave të grupeve të ndryshme.

Sa i përket akuzave politike për “tradhëti” dhe prerje në besë, autorët është mirë ti kërkojnë diku tjetër jo tek familja ime pasi gjyshërit e mi ishin ata që sprapsën bandat shoviniste greke më 1914.

Këta patriotët e 2020 nuk kanë as hipotekën e patriotit dhe as të monumentit. Hipotekën e patriotizmit e di historia kush e ka, kurse hipotekën e monumentit e kanë ligjet e shtetit shqiptar.

Tërmet Peçi

Kryetar i Bashkisë Tepelenë

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img