Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1kmh
0 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
9 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Greqia përshëndet marrëveshjen Prishtinë-Beograd: Shpresojmë të jetë fillimi për zgjidhjen e çështjeve të tjera, ne do të punojmë për ruajtjen e paqes

spot_img

Lajme të ngjashëm

Greqia ka përshëndetur marrëveshjen Beograd-Prishtinë për lëvizjen e lirë.

Në një reagim zyrtarar nga ana e ministrisë së Punëve të Jashtme greke, shpresojnë se marrëveshja do të jetë fillimi për zgjidhjen e çështjeve të tjera që ende nuk kanë marrë përgjigje.

Ndër të tjera në reagim theksohet dhe mbështetja që Greqia do të vijojë të japë në punën e të dërguarit special të Bashkimit Evropian “Miroslav Lajčák” për dialogun Beograd-Prishtinë.

“Shpresojmë se ky do të jetë fillimi i forcimit të dialogut të ndershëm dhe zgjidhjes së çështjeve të tjera të pazgjidhura që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim punën e të dërguarit special të Bashkimit Evropian “Miroslav Lajčák” për dialogun Beograd-Prishtinë. Greqia vazhdon të punojë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve, bëri të ditur shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell. Kjo marrëveshje nënkupton se Serbia, pas 11 vjetësh, do të ndalë së lëshuari dokument për hyrje-dalje për shtetasit e Kosovës, kur ata hyjnë në territorin e saj.

Më shumë




spot_img








spot_img